Ad imageAd image

A do të marrë pjesë Buffon në Botëror?

1 min lexim

Ndonëse Italia nuk do të jetë në Kupën e Botës Gianluigi Buffon nuk do të mungojë në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm.

Legjenda e portës italiane do të jetë imazhi i kompanisë ajrore ruse “S7 Airlines”. Sipas asaj që është publikuar tek e përditshmja “La Stampa”, kapiteni i Juventusit do të xhirojë një spot publicitar për këtë kompani ajrore në datat 14-16 qershor dhe me shumë mundësi do të marrë një ftesë edhe nga FIFA për të qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Botërorit dhe në ndonjë prej ndeshjeve.

Ndërkohë, në 7 qershor, Buffon do të bëjë edhe një udhëtim drejt Kinës për të promovuar lojën e futbollit, sport të cilit ai do t’i japë lamtumirën në 4 qershor me ndeshjen që Italia do të luajë ndaj Holandës në Allianz Stadium në Torino.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Tani objektivi im është që të mbyll karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme, besoj se e meritoj”, tha portieri legjendar i Juventusit dhe përfaqësueses italiane.

Ndani këtë artikull