Ad imageAd image

Pas Gramshit, Partia Demokratike mbyll zgjedhjet edhe në Korçë

1 min lexim

Partia Demokratike vijon procesin zgjedhor për drejtuesit e saj në rrethet e Shqipërisë, nismë kjo e cila i paraprin zgjedhjeve lokale të cilat do të zhvillohen me 30 qershor të 2019-s.

Pas zgjedhjeve në Gramsh, selia blu e ka mbyllur këtë proces  edhe për Korçën, ndërsa për një mandat 4-vjeçar u zgjodh Andrea Mano.  Në votime morën pjesë 274 delegatë. Andrea Mano u shpall fitues me 249 vota, kundrejt 19 votave, që mori kandidati tjetër.

Pjesëmarrja në votime ishte 70.6%,ndërsa Mano u konfirmua fitues me një shumicë dërrmuese, përkatësisht 90.9% të votave të delegatëve.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull