Ad imageAd image

Arrestohet Mentadenti shkodran

1 min lexim

Një 27-vjeçar shkodran u arrestua nga Policia, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për disa vjedhje të ndodhura në këtë qark.

I riu me emrin e çuditshëm, Mentadent Veinca me banim në fshatin Grilë të Malësisë së Madhe u arrestua me vendim gjykate për veprën penale të “Vjedhjes”.

Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin  në pronësi të  Gj. Q.

 

Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin në pronësi të F. Xh. 

Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur E. Gj.  mjetin  dhe një  lopë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull