Ad imageAd image

VIDEO/ Policia dhunon 34-vjeçarin dhe e arreston për kundërshtim të forcave të rendit

1 min lexim

Policia e Shkodrës arrestoi më 20 nëntor 34-vjeçarin Ervis Paçrami, i cili akuzohej për penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë̈ së rendit publik”. Paçrami, sipas policisë, me datën 20 Nëntor rreth orës 15.30 minuta në lagjen “Qemal Stafa” ku policia pretendoi se makina e të vëllaitishte parkuar në kundërshim me rregulloren, e për këtë ka kundërshtuar me forcë policinë.

Pas kësaj, 34-vjeçari ka publikuar një video të marrë nga një kamerë e sigurisë të një ambienti pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja, në të cilën duket se është efektivi i policisë që ka dalë nga makina dhe ka goditur Paçramin, e jo ky i fundit ata.

Për këtë ai ka depozituar pranë prokurorisë një kallëzim penal për dëshmi të rreme ndaj punonësve të policisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Paçrami tregon për “Starplus” se makina nuk ishte e parkuar në vendin e gabuar dhe arsyen se përse i është vendosur gjoba ai nuk e ka të qartë.

Ndani këtë artikull