Ad imageAd image

Frika po vritet/ Shoferi ndalon makinën para Ramës, proteston me borie (VIDEO)

1 min lexim

Gjatë mbrëmjes së sotme një qytetar me automjetin e tij ka qëndruar para godinës së kryeministrisë dhe i ka rënë pafund bories së makinës. Ky veprim i qytetarit është bërë në shenjë revolte kundër qeverisjes së Ramës.

Video është publikuar nga” Nisma Thurrje” e cila shkruan: “Po ndodh te Kryeministria. Një qytetar parkon makinën para KM dhe i bie pa pushim borisë në shenjë revolte.”

Kundër qeverisë Rama po protesojnë studentët, banorët e Unazës së Re, banorët e Shkozës dhe të Bregut të Lumit. Ata shprehen se Rama ka si qëllim të vjedhë popullin dhe se po shkel ligjin.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndani këtë artikull