Ad imageAd image

Të shtrirë në rrugë në temperatura minus, si e kaluan natën studentët poshtë zyrës së Lindita Nikollës (foto)

1 min lexim

Mbrëmë një pjesë e studentëve e kaluan gjithë natën pranë godinës së Ministrisë së Arsimit, në shenjë proteste .

Ndonëse në temperatura deri në minus gradë celsius, nata e mbrëmshme ka qenë mjaft e vështirë për një grup të rinjsh, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë natës së mbrëmshme në ‘Rrugën e Durrësit’.

Siç duken edhe nga fotot e shkrepura sot rreth ores 06.00 të mëngjesit nga politiko.al, të rinjtë janë mbledhur pranë njëri-tjetrit dhe të mbështjellë me batanije për të mos e ndjerë shumë të ftohtin, ndërsa ka patur edhe nga ata që janë shtrirë në mes të rrugës, duke fjetur në të ftohtë, ndonëse pranë tyre kanë ndezur edhe zjarre.

- reklamë -
Ad imageAd image

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull