Ad imageAd image

Zbulohet varri antik në Egjipt

1 min lexim

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një varr antik më shumë se 4,400-vjeçar në kompleksin e piramidave të Sakaras.

Varri privat, rreth 10 metra i gjatë dhe 3 metra i lartë, mendohet se i përket një prifti nga dinastia e pestë e mbretit Neferirka.

Ai u gjet i paprekur nga dora e njeriut në një kurriz shkëmbor në perëndim të kryeqytetit të Egjiptit, në Kajro.

- reklamë -
Ad imageAd image

Për shkak të mosekspozimit ndaj dritës së diellit, një pjesë e madhe e hieroglifeve dhe e 24 statujave brenda varrit e kanë ruajtur ende ngjyrën e tyre origjinale.

Autoritetet vendase e përshkruan gjetjen si një nga më të veçantat e dekadave të fundit, dhe presin që gërmimet në muajin janar e në vijim do të nxjerrin në pah të tjera monumente arti.

Varrezat antike të Sakaras u ndërtuan nga kryearkitekti Imhotep për faraonin Xhozer të Egjiptit rreth 4,600 vite më parë.

Kompleksi 62 metra i gjatë konsiderohet një nga më të vjetrit në botë që është ndërtuar i tëri me gurë.

Një muaj më parë, arkeologët egjiptianë zbuluan shtatë sarkofagë të individëve, maceve apo brumbujve të mumifikuar, disa prej tyre mbi 6 mijë vite të vjetër.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull