Ad imageAd image

Njeriu që nuk ka asnjë transparencë për vilën bunker, do të shembë shtepitë e qytetarëve

2 min lexim

Vetem pse Edi Rama do qe te vjedhë 30 milionë euro, mbi 400 familje te zones se Unazes jane te detyruara te perfundojne ne rruge.
Dhe kete akt te pameshirshem e ben njeriu qe per femijet e tij dhe qefet e çmendura ka ndertuar pa asnje transparencë sarajet ne Surrel.
Banoret e Unazes duhet te hidhen ne rruge ndersa Edi Rama po blen me parate e krimit, korrupsionit dhe pushtetit mijera metra katrore tokë te tjere ne Surrel.

Vila në Surrel mbaroi së ndërtuari në 2014. Domethënë 1 vit pasi ishte Kryeministër Edi Rama.
Ajo vilë ka kushtuar Tokë + Ndërtim + pajisje nga Brenda = 10 Milionë Euro.
Ku i gjeti 10 milionë Euro Kryeministri Rama?
– 11 vite kryebashkiak i Tiranës dhe 1 vit kryeministër deklaron në bankë vetëm 3.000 Euro depozitë.
– Gruaja e vet Linda Rama nuk kishte asnje aktivitet biznesi të deklaruar dhe asnjë deklaratë të ardhura vjetore që të justifikojnë 10 milionë Euro të Vilës në Surrel.
– Si kryeministër si kryebashkiak i Tiranës si kryetar i PS Edi Ramës i ndalohet me ligj të pranojë Dhurata:
– Për faljen e Tokës në Surrel.
– Për Blerjen e Tokës nën çmimin e Vlerë reale.
– Për marrje hua bankare me lehtësira nga standartet bankare të huave të parashikuara nga banka dhe ligji.
– Të pranojë dhurata financiare nga miqtë në shuma të mëdha.
– Të pranojë Falas ndërtim shtëpie nga subjekte biznesi dhe individë fizikë.
PRA, SI DO TA JUSTIFIKOJË NË VETTING KRYEMINISTRI RAMA VILËN NË SURREL?
Nëqoftëse cilido Veting i bërë e justifikon Vilën në Surrel Atehere:
– ÇDO PROCES penal dhe politik ËSHTË I PARAGJYKUAR,
– I PARACAKTUAR,
– I KORRUPRUAR,
– I MARRË PENG NGA KRYEMINISTRI RAMA.
– Legalizimi i Vilës në Surrel me disa dylym Tokë që ka ka kushtuar qindra mijë Euro, sipas kostove të Ligjit të Legalizimit.

Ndani këtë artikull