Pas sulmit së SHBA dhe aleatëve të saj në Siri pritej edhe thellimi i mëtejshëm i krizës së marrëdhënieve SHBA-Rusi.
Kriza nisi me dëbimin e ndërsjellë të diplomatëve, kulmoi në konfliktin për ndërhyrjen në Siri, si dhe po vijon me ndikim në fluturime ajrore.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Ministria e Jashtme ruse.
Sipas një komunikate, që u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, thuhet se pala amerikane po refuzon të pajisë me vizë pilotët rusë.
“Këto vështirësi janë krijuar me qëllim pasi shkurtimet diplomatike nuk kanë ndikuar tek seksioni konsullor dhe përgjegjësia bie mbi Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Peskov.
Kjo deklaratë është përgenjështruar nga ambasada amerikane në Moskë e cila reagoi duke thënë se këto janë të gjitha gënjeshtra, ndërsa shtoi se në dispozicion të ekuipazheve ruse ka takime të posaçme për të siguruar vizën, por që nuk po shfrytëzohen nga këta të fundit.
Kriza ShBA-Rusi ndikim në fluturime ajrore
Ndani këtë artikull

