Ad imageAd image

Fati i anijes me florinj, ja kush është shqiptari që do marrë pjesë në guidën e UNESCO-s

2 min lexim

Udhëtonte drejt  brigjeve të  Spanjës me 600 persona, por vetëm 11 shpëtuan.

Bëhet fjalë për anijen luftarake spanjolle, e cila mbante në bord persona të kolonisë spanjolle në Amerikën e jugut, dhe që mendohet se u mbyt gjatë betejës së Kartagjenës në Kolumbi, në vitin 1708.

Anija spanjolle San José  e dizanjuar nga Francisco Antonio Garrote  ishte pjesë e flotës se thesarëve, siç quheshin anijet që transportonin ar dhe materiale të çmuara për Kurorën Spanjolle. 

- reklamë -
Ad imageAd image

Pjesë e flotës se kontit Casa Alegre Gjeneral Jose fernandez de Santillian  ajo u interceptua nga Flota Britanike, e cila sulmoi atë dhe anijet shoqëruese. Nga beteja pranë zonës bregdetare Baru, britanikët mundën që të mbysin San Josen sëbahsku me 600 pjestarë të saj si dhe thesarët e grumbulluara në emër të Mbretit të Spanjës.

Vendodhja e anijes është zbuluar në 2015 nga flota kolumbiane dhe fati i saj ende nuk dihet.

Arkeologe dhe historianë të ndryshëm i kanë bërë thirje Unesko-s për të ndërhyrë në shpëtimin e kësaj pasurie të madhe botërore, e cila është vënë në rrezik nga vendimi i Qeverisë kolumbiane për t’a gërmuar dhe nxjerrë nga fundi i detit pasuritë e mëdha që mendohen të jenë në bordin e saj. Nesër në Paris Këshilli shkencor i Unesco-s për pasuritë nënujore botërore do të mbajë një takim special mbi çeshtjen e galeonit spanjoll San Jose ku do t’i kërkohet Qeverisë kolumbiane të respektojë Konventën e Unesco-s mbi pasuritë botërore nënujore. Në Komisionin e Këshillit Shkencor të Unesco-s është edhe shqiptari Auron Tare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, i cili do të jetë pjesë e delegacionit të Unesco-s qe do të negocioje me Qeverinë Kolumbiane për fatin e Galeonit Spanjoll San Jose.

Ndani këtë artikull