Ad imageAd image

Ambasada e SHBA: Njoftim i rëndësishëm për programin e vizave

1 min lexim

Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të përzgjedhurit e sistemit në programin për vizat. Në faqen e saj në rrjetin social facebook, ambasada amerikane njofton të përzgjedhurit e vizave   se data e takimit në ambasadë do të caktohet vetëm nëse sjellin në kohë, në mënyrë elektronike, përmes emailit, të dhënat e tyre.

Postimi i plotë:

Informacion i rëndësishëm për të përzgjedhurit e DV2019: Juve do t’ju caktohet një datë takimi vetëm nëse i dërgoni elektronikisht KCC-së dokumentet tuaja. KCC do t’ju dërgojë një email me listën e dokumenteve të kërkuara. Lutemi vizitoni 👉 https://dvselectee.state.gov #pyetanen

Ndani këtë artikull