Ad imageAd image

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Presidenti grek paraqet një kusht për Ramën…

1 min lexim

Sjelljet ndaj pakicës kombëtare greke dhe shkeljet në këtë drejtim janë një pengesë e pakapërcyeshme për kursin europian të Shqipërisë.

Deklarata është bërë nga presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, gjatë një vizite zyrtare në Kroaci.

Ai ka deklaruar se Greqia favorizon perspektivën evropiane të Shqipërisë, por ka një parakusht për respektimin e plotë dhe të së drejtës ndërkombëtare e europiane dhe për respektimin e të gjitha të drejtave themelore të njeriut.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nënkupton respektimin e plotë të së drejtës dhe ligjit ndërkombëtar.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull