Ad imageAd image

Demokratët e paralajmëruan të mos nisej, Rama anulon vizitën në Shkodër edhe pse vuri qytetin në shtetrrethim

1 min lexim

Duket se Edi Rama, edhe pse i kishte paraprirë me forca të shumta policie që e vunë Shkodrën nën rrethim, i frikësuar nga zemërata popullore ka anuluar vizitën, në “kryeqytetin” e veriut të vendit.

Lajmin e jep ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku, e cila shkruan në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën që kishte planifikuar të organizonte sot në Shkodër, pasi sipas saj ai e dinte shumë mire, se si do e prisnin shkodranët.

Ulqinaku ka publikuar edhe një foto në Facebook ku shihet një numër i madh policësh, të cilët sipas saj kanë vënë Shkodrën nën shtetrrethim.

- reklamë -
Ad imageAd image

Reagimi i Izmira Ulqinakut:

Shkodra në shtetrrethim!

Policia kudo sot!
Rrugët janë bllokuar, sepse vjen PARIA nga Tirana. Vijnë ministrat e ish ministrat. Vijnë ato që deri tani nuk e dinin nga i bie Shkodra. Vijnë ato të cilët nuk sollën asnjë investim në Shkodër.
Edi Rama anulloi viziten në qytetin tonë sepse e dinte pritjen që do i bënim. Solli argatët e tij. Solli kukullat e tij pa zë, pa gojë e pa mend.

Shkodra është e djathtë! Shkodranët janë demokratë. Nga Shkodra vjen largimi i Ramës e diktaturës!

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull