Ad imageAd image

Reforma Zgjedhor/ PD: Komisioni s’ka legjitimitet, është si parlamenti i krimit

1 min lexim

Partia Demokratike vendos të mos çojë vëzhgues në komisionin për Reformën Zgjedhore.

Në përgjigjen kthyer Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi thotë se Parlamenti është produkt i zgjedhjeve të diktuara dhe te blera nga krimi i organizuar, dhe  se komisioni i Reformës Zgjedhore, njësoj si Parlamenti, nuk ka legjitimitet për realizimin e Reformës.

“Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.’

- reklamë -
Ad imageAd image

Duke ritheksuar nevojën për Reformë të vërtetë Zgjedhore, PD shpreh bindjen se ajo duhet të realizohet e të zbatohet vetëm nga institucione apo parti që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Personat, subjekt i hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/1/2017 të Prokurorisë për Krimet e Rënda, janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi.”- thuhet në përgjigjen e PD.

jpg

Ndani këtë artikull