Ad imageAd image

1 mijë policë, çfarë nuk u pa sot gjatë masave të sigurisë

2 min lexim

Detyrat ishin të qarta nga shefat e tyre për punonjësit e policisë së kryeqytetit e jo vetëm, që të mos përsëritej protesta e dhunshme e së shtunës në “Rrugën e Kombit”.

Në orën 8 të mëngjesit të arrestuarit lanë ambientet e drejtorisë së Tiranës, duke u drejtuar për në gjykatën e Rrethit.

Me pajime të rënda gjykata ishte rrethuar nga të katërta anët me efektiv të forcave Speciale, RENEA. Edhe policia e rendit, bashkë me me njësinë “Shqiponja”, ishte gjithashtu prezente gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sfida e protestuesve ishte po e njëjta për policinë. Këtë herë, ata bllokuan segmentin rrugor përballë gjykatës së Tiranës, duke krijuar pakënaqësi te drejtuesit e automjeteve.

Disa prej tubuesve ishin kundër dhunës e disa të tjerë, kundër përfshirjes së partive politike në protestë.

Trafiku në Tiranë u normalizua vetëm kur gjykata dha vendimin e saj për 23 personat prangosur në qytetin e Kukësit, të cilët akuzohen për dy vepra penale, atë të “shkatarrimit të pronës” si edhe “kundërshtim të uniformave blu”.

Pas mbarimit të seances, u kthyen përsëri në qeli 11 të arrestuar ndërsa për 10 të tjerë u lanë të lirë me detyrim paraqitje. Ndërkohë me arrest shtëpi gjykata vendosi për dy tubues.

Ndani këtë artikull