Ad imageAd image

1000 protestues nisen nga Dibra për në Milot

1 min lexim

Në 5 qarqe të vendit (Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë) priten protesta të organizuara nga Partia Demokratike. Qëllimi i këtyre protestave është ndalimi i qarkullimit rrugor.

Sipas burimeve të PD Dibër, rreth 1 mijë simpatizantë janë nisur drejt autostradës së Milotit, aty ku edhe do të përqendrohet protesta për zonën e Veriut.

Ata po udhëtojnë me makina personale, por edhe me autobusë. Në krye të protestës së tyre qëndron ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull