Ad imageAd image

3.4 milionë euro brenda “Toyota Yaris”,4 të arrestuarit do dalin sërish në gjykatë

1 min lexim

Në lidhje me kapjen e 3.4 milionë euro në dy mjete Toyota në portin e Durrësit është caktuar edhe data se kur 4 të arrestuarit do të dalin para gjykatës. 

Mësohet se Gjykata për Krimet e Rënda pritet që të japë masën për të akuzuarit më 12 Korrik dhe seanca  do të jetë në orën 09:00.

Para disa  javësh u gjetën plot 3.4 milionë euro në dy mjete Toyota, që futeshin për herë të parë në Shqipëri.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, që mund të jenë pronarët e vërtetë të parave.

Të arrestuarit janë: Agim Çeka, 61 vjeç, Edi Lika (Cani), 41 vjeç dhe i biri, Klevi Lika (Cani), 21 vjeç, si dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull