Ad imageAd image

30 mijë euro për të shkuar drejt SHBA-ve, reagon ambasada në Tiranë

1 min lexim

Në lidhje me aksionin policor të finalizuar pak ditë më parë të kodiar “One By Land”, reagoi edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Aksioni i Policisë së Shtetit për shkatërrimin e grupit kriminal që trafikonte klandestinë drejt SHBA u realizua në mbashkëpunim me homoogë nga disa vende të tjera.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë Shqiptare të Shtetit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për përfundimin me sukses të pjesës së dytë të operacionit “One by Land” javën e kaluar, ndërmarrë në bashkëpunim me agjentët specialë të Shërbimit të Sigurimit Diplomatik të Departamentit të Shtetit pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Ky operacion bëri të mundur shkatërrimin e shtatë grupeve të strukturuara kriminale, të cilët mundësonin kalimin e paligjshëm të kufinjve duke lëshuar dokumenta të false.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull