Ad imageAd image

341 pallate të braktisura në Tiranë, Lame: Masa të ashpra për ndërtuesit, të nisin procesin

1 min lexim

Rreth 341 pallate në kryeqytet janë braktisur nga ndërtuesit, duke i lënë edhe qytetarët në “mëshirë të fatit” dhe zyrtarisht jo pronarë të apartamenteve për të cilat kanë paguar.

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame ka bërë publike subjektet e përfshira në listën e zezë vetëm në kryeqytet, ndërsa ka bërë me dije masat e marra, ku u është kërkuar bashkive që të mos japin leje  të reja për këto ndërtues pa mbyllur legalizimin e pallateve të ndërtuara deri më tani si dhe do t’iu bllokohen llogaritë bankare.

Nëse ndërtuesit nuk përgjigjen, atëherë qytetarët që përballen me këtë problematikë duhet të bashkohen në një përfaqësi dhe t’i drejtohen ALUIZNI-t.

- reklamë -
Ad imageAd image

Procesi do të fillojë më kryeqytetin, ku dhe problematika është me e madhe, ndërsa numri i subjekteve shkelëse shkallë vendi është shumë më i lartë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull