Ad imageAd image

37-vjeçarja në Durrës pret damarët, shpëtohet nga familjarët

1 min lexim

Një 37-vjeçare nga qyteti i Durrësit ka tentuar t’i japë fund jetës duke prerë damarët e duarve

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Gruaja e identifikuar me inicjalet S.M., ka përfituar nga një moment që ka qenë vetëm në banesë, për të kryer aktin e rëndë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ajo u gjet nga familjarët e larë në gjak, të cilët e dërguan me shpejtësi në spital.

Aktualisht 37-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan 37-vjeçaren në ndërmarrjen e aktit të vetëvrasjes.

Ndani këtë artikull