Ad imageAd image

43 kg marijuanë në 5 çanta, prangoset 45 vjeçari, në kërkim 2 të tjerë

1 min lexim

Një 45 vjeçar me origjinë greke u arrestua në Kostur, në kufirin greko-shqiptar pasi iu gjetën në makinë 5 çanta me 43 kg e 210 gram marijuanë.

Në kërkim është shpallur dhe një 26 vjeçar shqiptar.

“Një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, nuk iu bind thirrjes së policisë, shtoi shpejtësinë dhe u gjet më pas i braktisur” – njoftojnë uniformat blu.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nga hetimet paraprake mësohet se 26 vjeçari shqiptar po drejtonte mjetin, ndërkohë që kërkohet nga autoritetet dhe një person i tretë i cili nuk është identifikuar ende.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull