Ad imageAd image

500 mijë euro kanabis mes kumbullave, kapet 25-vjeçari shqiptar

1 min lexim

Karabinierët e stacionit të Teanos, provinca e Çezenës, kanë arrestuar një grup personash të akuzuar për kultivimin e lëndëve narkotike, mes tyre edhe një shqiptar,

Ai është identifikuar si Denis Nuredini, 25 vjeç, banues në Teano.

Të arrestuarit akuzohen për kultivimin e 220 rrënjëve kanabis, me lartësi nga 1.8 deri në 3 metra, me peshë rreth 250 kilogramë, fshehur mes kumbullave, në një frutore me sipërfaqe rreth tre hektarë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Frutorja ishte në pronësi të një italiani, Gregorio Mallardo, 63 vjeç, ndërsa Nuredini shërbente si roje.Pas kontrollit në banesën e Mallardos, karabinierët gjetën edhe 12.5 kile të tjera marijuanë, e përpunuar, si dhe një pistoletë  me pesë fishekë, plus 77 fishekë të tjerë në një kuti, të të njëjtit kalibër.

Vlera e drogës së sekuestruar shkon në 500 mijë euro.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull