Ad imageAd image

913 të lënduar nga tërmeti/ Në 24 orët e fundit 13 qytetarë u paraqitën tek Traum

2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion për qytetarët e lënduar si pasojë e tërmetit dhe dëmtimit të banesave.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Traumës janë paraqitur 13 qytetarë me lëndime të lehta dhe aktualisht 34 pacientë janë të shtruar në këtë spital si pasojë e lëndimeve nga tërmeti. Gjendja e të lënduarve paraqitet e mirë, me përjashtim të një vajze në gjendje të rëndë, e cila sipas mjekëve nuk mund të transferohet jashtë vendit. Ndërsa tre pacientë janë transferuar në Itali për një trajtim më të specializuar. Në spitalin e Durrësit aktualisht po marrin trajtim vetëm tre pacientë, në gjendje të stabilizuar.

Janë 913 të lënduar si pasojë e tërmetit që kanë marrë trajtim në spitale. Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë rreth 1500 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa mbi 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti vijojnë të jenë në gatishmëri të përforcuar.

Ndani këtë artikull