Ad imageAd image

Aksident fatal në Durrës, makina përplas për vdekje këmbësoren

1 min lexim

Një aksident fatal ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish-kënetës në Durrës. Mësohet se një makinë tip “Ford” ka përplasur për vdekje këmbësoren me iniciale Sh.V.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30, ndërsa këmbësorja është nisur për në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës në ambulancë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë policia ka shoqëruar shoferin 24-vjeçar dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- reklamë -
Ad imageAd image

Njoftimi i policisë

Më datë 20.11.2019, rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “ish- këneta’, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.K., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull