Ad imageAd image

Aksident i rëndë, dyshohet për viktima

1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër Thumanë – Fushë Krujës, në afërsi të vendit të quajtur ish këneta.

Një autoveturë, me të cilën lëviznin disa djem, ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe.

Si pasojë ka humbur jetën Afmet Keqi, 18 vjeç, banues në Thumanë, ndërsa janë plagosur të tjerë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Një prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën dhe është dërguar me urgjencë në Tiranë, ndërsa të tjerët po marrin mjekimin e duhur në spitalin e Krujës.

Informacioni i Policisë së Shtetit:

Krujë

Informacion paraprak

Më date 29.06.2019 , rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë një mjet tip Volswagen ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A.K. 18 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital dhe shtetasit A.N. 18 vjeç, U.L. 18 vjeç, A.M. 18 vjeç, dhe A.L. 18 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull