Ad imageAd image

Aksident i rëndë, makina përmbyset në mes të autostradës Tiranë-Durrës

1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet është përmbysur në mes të autostradës.

Kjo ngjarje mësohet se ka ndodhur në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës pranë tregut Agroushqimor, ndërsa ende nuk dihet nëse ka ose jo të lënduar apo viktima.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, dhe normalizimin e trafikut, pasi momentalisht, makinat janë detyruar të ecin në rrugën dytësore.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull