Ad imageAd image

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë

1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve, shkak i aksidentit mes mjeteve “Ford” me targa DR 1631F dhe “Golf” me targa TR 9433 M, ishte një parakalim i gabuar, ndërkohë që të plagosur rëndë kanë mbetur 4 persona.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku momentalisht janë nën kujdesin e stafit mjekësor.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sakaq policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për aksidentin.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull