Ad imageAd image

Aksident i rëndë në Berat, ka 5 të plagosur, 1 rëndë

1 min lexim

Njoftohet se ka ndodhur një aksident shumë i rëndë në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT. Një makinë tip ‘Huyndai’ me targa greke është përplasur me një mjet tjetër tip ‘Benz’ dhe për pasojë janë plagosur 5 persona. Drejtuesi i mjetit me targa greke, J.P do transportohet në Spitalin e Traumës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

“Në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT një mjet tip Huyndai me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drejtues shtetasin B.T, 53 vjeç

Për pasojë u dëmtuan shtetasi J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

- reklamë -
Ad imageAd image

Drejtuesi i mjetit tip Huyndai shtetasi J.P do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë, të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull