Ad imageAd image

Aksident i rëndë, vdes 21-vjeçari

1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Peqin.

Një automjet i drejtuar nga A. M., 42 vjeç, banues në Kuçovë, mësohet se ka përplasur një motor. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, i identifikuar si Evis Matraxhiu, 21 vjeç banues në fshatin Vidhas.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar drejtuesin e dyshuar si shkaktar i aksidentit, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull