Ad imageAd image

Aksident me motor në Kavajë, vdes 20-vjeçari, në gjendje të rëndë vajza që e shoqëronte

1 min lexim

Para pak minutash një aksident me motor ka ndodhur në Spille të Kavajës, ku ka mbetur viktimë edhe edhe një 20 vjeçar.

Mësohet se 20 vjeçari Donald Agolli shoqërohej nga një vajzë, e cila është në gjendje të rëndë në spital. Ndërkaq dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e lartë.

Informacion paraprak

- reklamë -
Ad imageAd image

Më datë 02.08.2018, rreth orës 12:31, në fshatin Spille, mjeti tip motorr, me drejtues shtetasin E. A., dhe pasagjere shtetasen, V. I., ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorrit, shtetasi E. A., ka ndërruar jetë në Spital, ndërsa pasagjerja, shtetasja V. I., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull