Ad imageAd image

Aksident në aksin Kukës-Morinë, vdes një person, plagosen 2 të tjerë

1 min lexim

Një aksident është regjistruar në aksin Kukës-Morinë dhe për pasojë ka humbur jetën një person.

Policia bën me dije se “shtetasi P.M., banues në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Opel, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë ka dalë nga rruga, duke gjetur vdekjen.

Janë plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Të plagosurit pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit, po dërgohen për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës.

Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.

Foto Ilustruese

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull