Ad imageAd image

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, humb jetën 27-vjeçari

1 min lexim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Një djalë i ri humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një makinë teksa ishte duke ecur në rrugë.

Policia njofton se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Sovjan, në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Një makinë tip Golf e drejtuar nga D.M, aksidentoi për vdekje këmbësorin 27-vjeçar me banim në këtë fshat, me inicialet T.H.

Policia thotë së shoferi është shoqëruar për në ambjentet e Komisariatit për kryerjen e mëtejshme të veprimeve proceduriale.

Ndërkohë që u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ndani këtë artikull