Ad imageAd image

Aksident në Gjirokastër, 62-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës

1 min lexim

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Sipas policisë, një 62-vjeçar është përplasur nga një makinë tip “Benz” edhe për pasojë ka marrë plagë të shumta.

I dëmtuar ka mbetur shtetasi Flamur Pashaj, i cili pritet të transportohet me urgjencë me helikopter në drejtim të Tiranës. Shoferi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe aktualisht po merret në pyetje.

Njoftimi i policisë:
Në aksin nacional Gjirokastër – Kakavije, në afërsi të fshatit Grapsh, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.H, 20 vjeç, banues në Fier, ka goditur shtetasin F.P, 62 vjeç, banues në Fier, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

- reklamë -
Ad imageAd image

Shtetasi E.H. është shoqëruar në ambjentet e Komisatiatit të Policisë Gjirokastër. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull