Ad imageAd image

Aksident në Rrogozhinë-Kavajë, një person i plagosur

1 min lexim

Një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pasi është përplasur nga një makinë pasditen e sotme në rrugën Rrogozhinë-Kavajë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lekaj rreth orës 17:30. Personi i plagosur ishte duke kaluar nga rruga dytësore në autostradë e më pas në anën tjetër të saj kur është përplasur nga automjeti.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull