Ad imageAd image

Gruaja merr para me makinë nënën me dy vajzat dhe biçiklistin, bilanc tragjik

2 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamzë.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit.

Mësohet se shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçikletë dhe më pas ka përplasur edhe tre këmbësorë, dy fëmijët dhe nënën e tyre.

- reklamë -
Ad imageAd image

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe si dhe biçiklisti, ndërsa mësohet se janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Informacion Paraprak nga Policia e Tiranës:

Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

U identifikua dhe biçiklisti, ka inicialet R. I., 29 vjeç, sapo ndërroi jetë

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull