Ad imageAd image

Aksidenti fatal me 2 viktima në ‘Xhamllik’, prokuroria kërkon burg për 2 shoferët

1 min lexim

Prokuroria pritet të japë masën arrest me burg për 2 drejtuesit e automjeteve të aksidentit tragjik që u mori jetën 2 personave në Tiranë 3 ditë më parë.

Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu 72 vjeçe Salihu po ecnin në trotuar kur u përplasën për vdekje në zonën e Xhamllikut.

Mësohet se aksidenti është shkaktuar nga automjeti tip Golf i cili në përpjekje për t’u kthyer në një rrugë dytësore, i preu rrugën automjetit ‘Volkswagen’ i cili më pas përplasi fatalisht dy kalimtarët. Për aksidentin e rëndë prokuroria kërkon burg për drejtuesit Edmond Murati dhe Etjon Lazri.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull