Ad imageAd image

Aksidenti i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës, vdes 23-vjeçari

1 min lexim

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme pranë Kasharit në autostradën Tiranë-Durrës, ku u përfshinë 3 automjete, ndërsa dy persona mbetën të plagosur.

Njëri prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Pikërisht i riu Xhemal Goga 25 vjeç ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Shkaqet e aksidentit të trefishtë janë ende të paqarta, ndërkohë nuk bëhet me dije identiteti i personit që ka ndërruar jetë.

Informacioni i policisë:

Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje,po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.

 

37224057_898379263696541_8780885028344168448_n.jpg37341979_898379260363208_4316022161987862528_n.jpg36967601_898379257029875_1612253873068572672_n.jpg

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull