Ad imageAd image

Aksidenti/ Një i plagosur në Kavajë

1 min lexim

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mengjes në Kavajë, pranë vendit të quajtur Kryeluzje. Policia dhe ambulanca shkuan në vend ngjarje.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve një person ka mbetur i lënduar dhe po merr ndihmën mjeksore në spitalin e Kavajës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet se është manovra për shmangien nga njëra prej mjeteve të një grope duke i ngushtuar rrugën mjetit tjetër çka ka shkaktuar përplasjen.

- reklamë -
Ad imageAd image

Një prej mjeteve transportonte xhama dhe pas përplasjes ato janë shpërndarë në rrugë duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve deri në bllokimin e saj duke shkaktuar radhë të gjata.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull