Ad imageAd image

Aksidentohet me zetor, vdes tragjikisht 42 vjeçari

1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Divjakë, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti.

Mësohet se viktima është B.M., nga fshati Këmishtaj i Divjakës.

42-vjeçari ka qenë duke drejtuar një zetor bujqësie, ku ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një kanal anësor të rrugës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Si pasojë e përplasjes 42-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull