Ad imageAd image

Aksioni u dekonspirua/ Kajmaku po negocion dorëzimin, ja çfarë përfiton

2 min lexim

Prej disa ditësh Agim Kajmaku, ish-kryetari i Bashkisë së Vorës vijon të jetë në kërkim, pasi mundi t’i shpëtonte prangosjes, pas një informacioni të sigurt nga radhët e sistemit të drejtësisë. Policia dhe prokuroria e Tiranës po negociojnë për dorëzimin vullnetar të Kajmakut, ndërsa ky i fundit përfiton automatikisht ulje me 1/3 të dënimit në gjykatë.

Personat me pushtet dhe me lidhje politike vijojnë t’i shpëtojnë arrestimit nga policia, edhe pse ndaj tyre ka një vendim gjykate. I tillë është edhe rasti i Agim Kajmakut, ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës. Ai mundi t’i shpëtonte prangosjes, duke u informuar në kohë për arrestimin e tij, raporton ABC News.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për qytetarët e thjeshtë. Ata prangosen edhe kur janë në mbrojtje të banesave të tyre, ndërsa të zgjedhurit vendorë ose me përkrahje politike, preferojnë të sfidojnë shtetin duke qëndruar në arrati.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ky trend është në rritje kohët e fundit. Dhe Agim Kajmaku nuk bën përjashtim. Burime nga Komisariati nr.6. dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, pohuan se janë lënë të gjitha mundësitë e komunikimit, si me familjarë të Kajmakut, ashtu edhe me avokatin e tij për t’u dorëzuar vullnetarisht. Kjo është një rrethanë lehtësuese ku personi nën hetim, përfiton automatikisht ulje të 1/3 së dënimit në gjykatë.

ABC News publikoi më herët se, Kajmaku shkarkoi nga detyra dy zëvendësit e tij, Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri, duke vendosur si të vetmin nënkryetar, shefin e Kabinetit Gent Picari. Sipas prokurorisë, Kamjaku e ka ndërmarrë këtë veprim pasi ka mësuar se u shkarkua nga KQZ-ja, duke i vendosur vendimit datën e një dite më parë./abcnews.al

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull