Ad imageAd image

Alarmi i gazetarit: Jemi para një konflikti, shteti është duke rënë

1 min lexim

Gazetari Ilir Babaramo thotë se shteti është duke rënë dhe jemi përballë një përplasje të ashpër.

Duke cituar Fukujamën, Babaramo tha se dy polici po përplasen me njëra-tjetrën, ajo bashkiake zbaton dekretin e Presidentit dhe policia e shtetit zbaton vendimin e KQZ.

“Nuk do shkojmë se kush i ka bandat më të forta ndaj duhet gjetur një pakt kombëtar”, tha gazetari.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërsa Alfred Peza tha se situate është e tensionuar “vetëm në kokat e opozitarëve”.

Sekretari për Marrëdhëniet me mediat në PS tha se kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi nuk është në mbrojtje të asnjë ligji që rregullon detyrën e kryebashkiakes. Kujtojmë se në Shkodër u dogj klasa e shkollës ku ndodheshin materialet e KZAZ.

Ndani këtë artikull