Ad imageAd image

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nis protestën, ambasadorja amerikane shkon në Kryeministri

1 min lexim

Ndërkohë që në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar në ndërtesën e Kryeministrisë.

yuri kim

Ambasadorja pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, me të cilin zhvilloi gjithashtu një bisedë një ditë më parë.

Ambasada amerikane në vendin tonë nuk ka lëshuar asnjë deklaratë në lidhje me shembjen e ndërtesës së Teatrit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull