Ad imageAd image

Armë dhe drogë, arrestohet vlonjati

1 min lexim

Në finalizim të operacionit të koduar “Fast”, policia e Vlorës vuri në pranga shtetasin Ervin.R., 33 vjeç, banues në Grabian, Vlorë.

Atij iu gjet dhe iu sekuestrua në banesën e tij në fshatin Grabian, 1 armë gjahu pa leje dhe 245 gramë kanabis në formë çokollate.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe ”Prodhim, shitja e narkotikëve”

Ndani këtë artikull