Ad imageAd image

Arrestohen 2 shqiptarë, ja ç’iu panë fqinjët në shtëpi

1 min lexim

Era e fortë e drogës që kultivonin në banesë i tradhëtoi dy shqiptarët në Britani, të cilët u arrestuan nga policia pasi fqinjët u ankuan për kutërbimin që vinte nga shtëpia ngjitur.

Mediat britanike raportojnë se dy shqiptarë janë dënuar me burg për kultivim kanabisi, pasi në banesën e tyre u gjet lëndë narkotike. Shqiptarët e arrestuar janë Mentor Vata dhe Shpresim Vehapaj.

Mentor Vata u dënua me dy vjet burg ndërsa Shpresim Vehapaj mori një dënim prej katër muajsh. Gjykata vendosi që shqiptarët, pasi të mbarojnë dënimin me burg, do të dëbohen nga Britania.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dy burrat e kishin shndërruar banesën e tyre në një laborator të kultivimit të kanabisit. Në dhomën e parë oficerët gjetën rreth 20-30 bimë, në fazën e hershme të rritjes, si dhe llamba për ndriçimin e lëndës narkotike.

Edhe në dhomën e dytë u gjetën rreth 20-30 bimë, në të njëjtat kushte si në dhomën e parë. Ndërsa në dhomën e tretë u gjetën bimë të thara dhe në papafingo u gjetën rreth 50-60 bimë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull