Ad imageAd image

Arrestohet 34-vjeçari me dy kg drogë

1 min lexim

Ditën e sotme është arrestuar nga policia 34-vjeçari në Memaliaj i kapur me dy kg drogë të llojit kanabis.

Shtetasi i arrestuar është Ermal Sadiku, banues në fshatin Rabie.

Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 15:00 gjatë kontrollit  të ushtruar nga specialistët për hetimin e narkotikëve, në vendin e quajtur ish-ofiçina e Fermës  Tepelenë, në aksin rrugor Tepelenë –Memaliaj,  në një çantë kishte lëndë të dyshuar  narkotike të llojit cannabis sattiva me peshë 2 (dy) kilogram e 650 (gjashtëqind e pesëdhjetë) gramë“, sqaron policia.

- reklamë -
Ad imageAd image

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokuririsë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Ndani këtë artikull