Ad imageAd image

Arrestohet autori i plagosjes në Shkodër

1 min lexim

Ka përfunduar arratia e 44 vjeçarit që goditi me thikë një 50 vjeçar, pronar të një lokali në lagjen Partizani në Shkodër.

Konflikti mes të dyve ndodhi për arsye banale, e për pasojë Ylli Shabanaj e goditi me thikë shtetasin me inicialet Sh.A, 50 vjeçar.

Më pas autori u largua. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të kësaj të diele, ndërsa këtë pasdite policia ka arritur ta vërë në pranga personin.

- reklamë -
Ad imageAd image

Njoftimi i policisë: 

Me datë 12.08.2018, ora 13.55 jemi njoftuar se është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Sh.  A. 50 vjeç, i cili është goditur me mjete prerëse (thikë), jashtë rreziku për jetën

Nga informacionet e paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani” për motive të dobëta.

Identifikohet autori i dyshuar dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Y. Sh. 40 vjeç banues në Shkodër.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Ndani këtë artikull