Ad imageAd image

Arrestohet në Vlorë një tjetër pjesëtar i grupit kriminal të Met Kananit

1 min lexim

Një 32 vjeçar u arrestuar nga policia e Vlorës në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Preçizioni”.

Në pranga përfundoi Besmir Lupi, i akuzuar nga policia si pjesëtarë i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve.

I riu është pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal që kryente të trafik të sasive të mëdha të drogës të drejtuar nga Met Kanani, i arrestuar kohë më parë në Turqi.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndaj Lupit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhrin e arrestit më 11 maj 2018, për trafik droge në bashkëpunim dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal

Ndani këtë artikull