Ad imageAd image

Arrestohet një nga organizatorët e tragjedisë së Butrintit në 2008

1 Min Read

Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin, Albert Gega, i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

36-vjeçari, banues në fshatin Kurjan, akuzohet për ngjarjen e ndodhur në tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit.

“Shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen” sqaron policia.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

Share This Article