Ad imageAd image

Arrestohet pronari i lokalit ku shitej kokainë, i dënuar më parë për vrasje

2 min lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar me origjinë nga Shkodra, pronar i një lokali në autostradën Tiranë-Durrës ku shitej kokainë, i dënuar më parë për vrasje. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Mbishkrimi”, gjatë të cilit bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit I. P., 50 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

Për këtë shtetas dispononohej informacion se në rrugën Industriale, në autostradën Tiranë – Durrës përshtaste lokalin e tij për përdorim e shpërndarje lënde narkotike kokainë dhe për prostitucion.

Nga kontrolli i kryer është konstatuar se 50-vjeçari ishte duke fjetur në automjetin e tij në afërsi të lokalit. Gjithashtu, gjatë kontrollit në lokalin në administrim të tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar kokainë, një pjatë porcelani me mbetje të lëndës natkotike, një DVR, një letër me mbishkrim dhe një aparat celular.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në lokal është gjendur edhe shtetasja R. C., e punësuar si balerinë në këtë ambient, e cila u akomodua në një qëndër pritëse për viktimat e trafikimit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike ”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shetasit I. P.

Ndani këtë artikull