Ad imageAd image

Arrestohet pronari i një lokali bastesh në Pogradec

1 min lexim

Një 46-vjeçar, pronar i një lokali bastesh dhe llotash sportive u arrestua në Pogradec pasi në ambientet e biznesit të tij mbante armë zjarri dhe fishekë.

Në njoftimin e policisë thuhet se “në pranga u vu Lavdi Çuli, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në lokalin në pronësi të tij, baste dhe lloto sportive në lagjen nr 5 në Pogradec, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë tip “Mauser” dhe 6 fishekë pa lejen e organeve përkatëse”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 278 të Kodit Penal.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull